Lajme

Tentim vrasje në Prishtinë, vozitësi godet këmbësorin me veturë

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 28 April 2022

Një burrë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi që kishte goditur me veturë një këmbësor, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Gjithashtu, është bërë e ditur se deri te rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

-Advertisement-

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është trajtuar si “Vrasje në tentativë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera