Lajme

“Të vrarë nga Serbia e të izoluar nga Evropa”, aktivitet para zyrës së BE-së

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 01 July 2022

Organizata Lëvizja për Demokraci ka mbajtur një aktivitet simbolik të quajtur “Burgu” para Zyrës së Bashkimit Europian në Prishtinë, për ta kundërshtuar mosliberalizimin e vizave.

Mexhid Ramusa, drejtues i organizatës Lëvizja për Demokraci, theksoi se në bazë të këtij aktiviteti duan t’i tregojmë BE se si po e mban të izoluar padrejtësisht Kosovën.

“Nuk kemi asnjë faj që mbetemi të izoluar. Këtë lloj aktiviteti si në ‘burg’, si po shihet do ta dërgojmë para zyrës së BE edhe në Bruksel”, tha ai./KP/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera