Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 14 July 2022

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesnatën e së mërkurës në Zveçan të Mitrovicës së Veriut, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se disa persona nga një veturë e tipit Golf 5 kanë shtënë më armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.

-Advertisement-

Ndërkaq, nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është duke u hetuar.

“Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur tri gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera