Lajme

Të dehur sulmojnë njëri tjetrin, bëhen për spital dy vëllezërit në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 06 December 2021

Në fshatin Klinafc të komunës së Klinës, dy vëllezër të cilët ishin në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin mbrëmjen e së dielës.

Sipas policisë të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj kosovarë, të cilët në gjendje të dehur pas një fjalosje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, si pasoj kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera