Sport

Talenti kosovar shënon në Bundesligë dhe ndez betejën FSHF-FFK/Fideo

Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 22 January 2019

Elvis Rexhbeçaj e bën sefte në Bundesligë. Mesfushori me origjinë nga Prizreni të dielën ka shënuar golin e tij të parë në karrierë me skuadrën e Wolfsburg. Edhe pse goli i tij nuk pati shumë vlerë, pasi që Wolfsburg humbi në fund 2:1 në udhëtim nga Schalke 04, megjithatë goli i parë gjithnjë e ka një shihje të veçantë.

Mesfushori 21-vjeçar shënoi në minutën e 20-të duke barazuar rezultatin në 1:1 duke shfrytëzuar një goditje të Admir Mehmedit që goditi shtyllën ndërsa topin e kthyer e dërgoi në rrejtë mesfushori difensiv i ujqërve.

Rexhbeçaj me Wolfsburg kishte nënshkruar kontratë profesionale në gusht të vitit 2017, derisa kishte debutuar një vit më vonë në ndeshjen kundër Hannoverit, kur luajti në gjashtë minutat e fundit.

-Advertisement-

Futbollisti me origjinë nga Gjonaj i Prizrenit po pëlqehet shumë edhe nga Federata e futbollit të Kosovës të cilët pretendojnë që 21-vjeçarin ta bindin që ta veshë fanelën e përfaqësueses së Kosovës. Rexhbeçaj ende nuk ka luajtur për asnjë Kombëtare tjetër dhe dhe krerët e Federatës Kosovare të Futbollit do të bëjnë të pamundurën që ta bëjnë për vete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera