Takimi Scholz-Macron, nga Berlini flasin nëse u çel tema e vizave për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 12 May 2022
Ndërrimi i kancelarëve në Gjermani ka rezultuar me forcimin e qëndrimit të Berlinit zyrtar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Koalicioni aktual qeverisës në krye me kancelarin Olaf Scholz e kanë të inkuadruar çështjen e vizave edhe në marrëveshjen për bashkëqeverisje. Megjithatë qëndrimi skeptik i Francës së presidentit Macron vazhdon të jetë një nga pengesat kryesore në rrugën drejt heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.
Por a ka qenë kjo temë diskutimi në takimin e fundit në Berlin në mes të kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe a ka kërkuar shefi i qeverisë gjermane që Franca të shqyrtojë ndryshimin e pozicionit në përkrahje të Kosovës për liberalizimin.
Lidhur me këtë për Gazetën Express kanë folur nga Qeveria Gjermane, duke thënë se në parim nuk komentojnë përmbajtjen e bisedave konfidenciale.
“Nuk kemi çfarë të shtojmë në deklaratat e bëra në konferencën për shtyp të së hënës. Për më tepër, si çështje parimore ne nuk i komentojmë bisedat konfidenciale”, ka thënë për Express një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.
Tutje ky zëdhënës ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është edhe në kuadër të marrëveshje që ka koalicioni qeverisës në Gjermani, e ku nënvizohet rëndësia e liberalizimit të vizave për kosovarët.
“Keni parasysh se marrëveshja e koalicionit të qeverisë gjermane nënvizon rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka përfunduar ai.
Kancelari gjerman e ka pritur më 9 maj në Berlin numrin një të Pallatit “Elysee”, me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë pas agresionit rus në Ukrainë.
Një nga tema te prekura ka qenë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku Scholz i ka kërkuar presidentit Macron që të hiqen të gjitha pengesat në rrugën drejt integrimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.
“Takimi me Presidentin Macron synonte gjithashtu të dërgonte një sinjal të mëtejshëm të rëndësishëm për shtetet e Ballkanit Perëndimor: “Ne i qëndrojmë premtimit tonë për anëtarësim”. Scholz bëri thirrje që pengesat ekzistuese të kapërcehen në frymën e përgjegjësisë evropiane dhe racionalitetit gjeostrategjik. Ai shtoi: “Të dy jemi dakord që Ukraina i përket Evropës”, thuhet në faqen e Qeverisë Gjermane ku njoftojnë për pikat kryesore të diskutimit Scholz-Macron.
Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë kosntatuar prej vitesh se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave. Megjithatë tashmë çështja ka mbetur në dorë të shteteve anëatre, dhe brenda tyre ka shtete të mëdha që janë skeptike, si Franca e Holanda.
Nga Franca thonë se Kosova duhet të punojë ende për përmbushjen e kushtit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Të tjera
-
Policia shpall në kërkim personat në foto
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Polic...
-
Aksion i madh policisë në veri të Kosovës, bastisen disa institucione
Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në veri të Kosovës ku ka bastis...
-
Apeli ua ul dënimin dy të akuzuarve në rastin e njohur si “Fondi 3%”
Gjykata e Apelit a vendosur të ndryshojë vendimin e shkallës së parë ndaj të ...
-
30 maji dita kur vendoset për zgjedhjet e reja, a po pajtohet opozita për shpërbërjen e Kuvendit?
Në mënyrë që Kosova të shkojë në zgjedhje në muajin qershor ose korrik ashtu ...
-
Ministria i ndan 8.5 milionë euro për sektorin e bletarisë
Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për sek...
-
Bell 212: Qysh përfundoi presidenti iranian në helikopterin amerikan 40 vjet i vjetër?
Helikopteri amerikan Bell 212 u rrëzua të dielën bashkë me presidentin irania...
-
Babai i Triumf Rizës për arratisjen e Sekiraqës: Fajin e ka sistemi gjyqësor
Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, ka thënë se fajin për arratisjen e Enver ...
-
Këta janë kandidatët që e kanë kaluar testin kualifikues për prokuror të shtetit
Komisioni i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka njoftuar për rezultatet e tes...
-
Dobra inspekton gjendjen në terren pas rreshjeve: Situata nën kontroll
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra së bashku me zv/drejtor...
-
Situata pas reshjeve të dendura të shiut, nën kontroll
Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim pas reshjeve të dendura që...
-
I akuzuari në rastin “Bon Vivant 1” thotë se babai i vd*q si pasojë e thashethemeve për këtë rast
Me rastin e dhënies së fjalës përfundimtare i akuzuari në rastin e njohur si ...
-
Sekuestrohen mjete për nxjerrje ilegale të zhavorrit në Drin të Bardhë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar për vazhdimin e aksionit të sekue...