“Kanë pushuar shkaqet për arrest shtëpiak”, arsyetimi i Themelores kur vendosi për lënien e Enver Sekiraqës në liri

Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 20 May 2024
Më 3 maj 2024, krahas dënimit prej 25 vitesh për Enver Sekiraqen, Gjykata Themelore në Prishtinë mori edhe një vendim, atë të mbrojtjes se tij në liri, duke ia hequr edhe masën e arrestit shtëpiak.
Në arsyetimin e aktvendimit të Themelores, të marrë nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi, thuhej se gjykata me datë 03.05.2024 ka shpallur aktgjykim dënues për të pandehurin, dhe meqenëse është arrit sigurimi i tij në procedurë, gjykata vlerëson se kanë përfunduar shkaqet për të cilat është caktuar dhe vazhduar masa e arrestit shtëpiak.
“Andaj, gjykata tani ka vlerësuar se kanë pushuar të gjitha shkaqet për të cilat është caktuar masa e paraburgimit dhe masa e arrestit shtëpiak, ngase i akuzuari është shpallur fajtor për veprën penale për të cilën është akuzuar dhe ndaj të njëjtit është bërë shpallja e aktgjykimit, andaj të akuzuarit i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, ashtu që Gjykata urdhëron që i njëjti të mbrohet në liri”, thuhet arsyetimin e gjykatës.
Kjo “masë”, e mbrojtjes në liri është ndryshuar nga Apeli, i cili i ka caktuar atij masën e paraburgimit, por aktualisht Policia nuk e ka gjetur në shtëpi dhe ai po konsiderohet i arratisur, për çka edhe Policia ka njoftuar institucionet relevante.
I akuzuari Enver Sekiraqa, më 3 maj 2024, për herë të tretë pas kthimit të rastit në rigjykim u dënua me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.
Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.
Mirëpo, Gjykata e Apelit më 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.
Sekiraqa për të njëjtin rast ishte dënuar edhe më 17 maj 2016, për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”.
Gjykata e Apelit, më 24 tetor 2017, kishte mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, pasi e njëjta gjykatë më 19 tetor, në orët e mbrëmjes, e kishte liruar nga paraburgimi atë dhe ndaj tij kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.
Për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, kishin votuar tri gjykatëset e Apelit, dy nga radhët e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykatësja vendore Mejreme Memaj.
Por, kjo gjykatë, pas vetëm dy ditësh, kishte vendosur që sërish ta rikthejë në paraburgim Enver Sekiraqën dhe për këtë, shkak ishte bërë një fotografi e publikuar në rrjetin social, nga miqtë që e kishin vizituar atë pas lirimit nga paraburgimi.
Me këtë, gjykata e shkallës së dytë, kishte vlerësuar se Enver Sekiraqa ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, që i ishte caktuar.
Ndryshe, në seancën e Gjykatës së Apelit, e cila ishte mbajtur më 6 shtator 2017, ku ishin shqyrtuar pretendimet ankimore të palëve, Enver Sekiraqa, kishte kërkuar që të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.
E si garancion për lirimin e tij, Sekiraqa kishte ofruar pasurinë e tij, përfshirë shtëpinë, lokalin dhe një shumë parash, të cilat kishte thënë se do t’i mblidhte me ndihmën e familjes.
Prokurorja ndërkombëtare e Prokurorisë së Apelit, Anca Stan, në seancën e 6 shtatorit të kolegjit të Apelit, kishte deklaruar se përveç pretendimeve në ankesë nuk kishte çfarë të shtonte tjetër, por e njëjta kishte thënë se kërkesa e palës mbrojtëse që të përjashtohen disa nga provat kruciale janë të gabuara.
Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.
Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.
Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.
Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim. /BetimipërDrejtësi/

Të tjera
-
Gucati thotë se “të enjten ose të premten” mund t’i lejohet Thaçit vizita te familja e tij
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Koso...
-
“Jeta shpeshherë nuk u tregua e drejtë me bacen Haxhi” Kelmendi ngushëllon familjen Thaçi
Ramiz Kelmendi ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për ndarjen nga jet...
-
“Diskriminim”, “arbitraritet”, historia s’do të harrojë”, Krasniqi reagon pasi Specialja s’i dha Thaçit leje për të ardhur në varrimin e babait
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar p...
-
Pacolli i shkruan letër Thaçit: Kam parë me sytë e mi punën tënde, të presim më të fortë se kurrë
Behxhet Pacolli i ka shkruar një letër ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaç...
-
Zafir Berisha: Gjykata Speciale është fashiste dhe në shërbim të interesave serbo-ruse
Zafir Berisha, nga NISMA, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Special...
-
Grenell ndjek tërë kohës zhvillimet e Hagës për Thaçin, shpërndan postimin e Ramës: Një tribunal i turpshëm
Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Misione të Posaçme, R...
-
Zvicër: Gjendet e vdekṳr gruaja në banesën e saj, arrestohet si i dyshuar burri i saj nga Kosova
Një shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, 60 vjeçar është arrestuar në ...
-
Haxhiu: Absurde që Thaçit nuk i lejohet ardhja në varrim, do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës ...
-
“Poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm”, Rama i reagon Gjykatës Speciale
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Spe...
-
Valon Syla: Dikush duhet të jap përgjegjësi që Specialja është Gjykatë politike, jo e drejtësisë
Gazetari Valon Syla ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos e...
-
“Oo qyqana – Priten që Hashimi vjen si nuse, doli si triumfues – Ka me u dënu veç pse e përshendeti popullin me dorë”, Nasim Haradinaj në Pressing
Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë në “Pressing” të T7, se Hashim Tha...
-
Hoti shpalos kërkesat e Komisionit për të Zhdukurit për emisarin e ri të BE-së
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka njoftu...