Lajme

Ndodh për herë të parë në Shqipëri, dy gra kurorëzojnë dashurinë me martesë

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 20 May 2024

Në Tiranë për herë të parë, dy gra kanë kurorëzuar dashurinë me martesë.

Ngjarja ndodhi në tarracën e bashkisë së Tiranës.

Çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba,  kishin marrë dy pastorë nga Anglia. Në ceremoninë private, Edlira dhe Alba ishin veshur të dyja me fustane nusërie.

-Advertisement-

Të premten e 17 majit, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara.

Për hapin që kanë hedhur i referohen nenit 53 të Kushtetutës se “kushdo ka të drejtë të martohet”, edhe pse Kodi i Familjes në Shqipëri nuk e njeh martesën brenda së njëjtës gjini, por vetëm mes çifteve heteroseksualë. Simbolikën e parë drejt betejës së tyre ligjore e konkretiziuan duke u veshur të dyja nuse, mbrëmjen e së dielës. /shqiptarja

Fotografia e publikuar nga gazetari Isa Myzyraj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera