Lajme

Kuvendi i Kosovës këtë javë i mban dy seanca parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 20 May 2024

Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca parlamentare njëra do të zhvillohet të enjten dhe tjetra të premten.

E para seancë mbahet më 23 maj nga ora 10:00 ku do të jenë në rend dite pikat e seancës së kaluar, përfshirë edhe ato për marrëveshjet ndërkombëtare.

Seanca e dytë do të zhvillohet më 24 maj të premten nga ora 11:00 ku do të ketë debat parlamentar me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), diskutim për tri vjet qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera