Defektet nga erërat e forta, KRU Gjakova njofton se është rikthyer furnizimi me ujë në fshatrat e Dushkajës
Autori: Gazeta inFokus
18:37 | 14 November 2026
KRU Gjakova ka njoftuar se është riparuar defekti i shkaktuar nga erërat e forta që kanë përfshirë këtë komunë.
Kësisoj, njofton KRU Gjakova, në zonën e fshatrave të Dushkajës është rikthyer furnizimi me ujë.
Komunikata e plotë:
KRU “Gjakova” Sh.A. ju përcjell komunikatën për media lidhur me riparimin e defektit në rrjetin e energjisë elektrike, i cili kishte shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të pompave të Fabrikës së Filtrimit.
Pas një pune intensive dhe profesionale, ekipet e KRU “Gjakova” Sh.A. kanë arritur ta riparojnë defektin e shkaktuar nga erërat e forta që përfshinë Komunën e Gjakovës.
Tashmë, pompat e Fabrikës së Filtrimit do të rifillojnë funksionimin. Tashmë në zonën e fshatrave të Dushkajës është rikthyer furnizimi me ujë.
KRU “Gjakova” Sh.A. falënderon të gjitha ekipet e angazhuara, të cilat punuan pa ndërprerë dhe me përkushtim deri në riparimin e defektit.
Puna dhe profesionalizmi i tyre bënë të mundur tejkalimin e kësaj situate.
Njëkohësisht, falënderojmë të gjithë konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin.
Me respekt, Zyra për Informim KRU “Gjakova” Sh.A.

T� tjera
-
Ish-drejtorit të Spitalit të Mitrovicës që dyshohet për dhunë në familje, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, sot ishte në stadium
Ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “lirohet” nga arresti shtëpiak, shkon n...
-
Rama hedh poshtë aludimet për ndikimin e Ballukut: Ministrat i zgjedh unë, askush s’më mban peng
Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socia...
-
Spiropali përjashtohet nga çdo funksion i PS-së
Elisa Spiropali është përjashtuar nga çdo funksion në Partinë Socialiste. L...
-
“Në humbje e fitore, jeni heronjtë tanë”, llogaria e Thaçit rikthen një postim në mbështetje të Kombëtares së Kosovës
Llogaria e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer një postim t...
-
“Faleminderit për emocionet” – Presidentja Shiroka Pula ndoqi nga afër Kosovën në përballjen me Izraelin
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka qenë e pranishme në stadiumin...
-
Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit
Skuadra dardane ka arritur një barazim pa gola ndaj Izraelit në ndeshjen e lu...
-
Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, disa tentojnë të heqin kangjellat e trotuareve
Protesta e thirrur nga studentët në Tiranë nisi fillimisht me bllokimin rrugë...
-
Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona, lëndohen pesë të tjerë
Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pranë tunelit të Mur...
-
“Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot e arrestojnë”, Vjosa Osmani me kritika të ashpra ndaj institucioneve
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër n...
-
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
Festat e fundvitit janë më të bukura pranë familjes. Për bashkatdhetarët në G...
-
Kamberi: Presim nga pushteti i ri t’i japë fund praktikës së injorimit të problemeve të shqiptarëve, duam barazi, jo mëshirë politike
Kandidati i parë në listën e Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, ka deklarua...
-
Rama: Në 2027 nis përgatitja e traktatit të anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën përmbyllëse në Asamblenë Kombëtare të...































