Lajme

GJNP kërkon fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 20 May 2024

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka thënë të hënën se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Karim Khan tha se beson se Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit, janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023.

GJNP, me bazë në Hagë, është duke i hetuar veprimet e Izraelit në territoret e uzurpuara në tre vjetët e fundit, si së fundmi edhe veprimet e Hamasit.REL

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera