Lajme

Tahiri drejtuar Qeverisë: A jeni more në mend?

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 20 October 2022

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është shprehur i ashpër me qeverinë në lidhej me projektligjin për caktimin e tavanit të çmimeve të produkteve esenciale, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se nuk e mbështet këtë projektligj, pasi thotë se është “ligj politik”.

“Ku në botë e cakton shteti apo ministria marzhën? “Neni 5, shihni vetëm pikën 1.2 thotë ndalimi i largimit nga shitja e produktit, neni 1.3 caktimi i marzhës tregtare për shitje me shumicë dhe pakicë. A jeni more në mend?”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg e kanë kundërshtuar edhe partitë tjera opozitare në Kuvend.

Derisa ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë në parim këtë projektligj.

Ajo gjatë seancës plenare tha se një ligj është aprovuar edhe në disa vende në rajon, ka për qëllim eliminimin e efektit të rritjes së çmimeve, kryesisht të produkteve në treg.

“Drithërat, mielli, buka, orizi, pastat, gruri, vaji ushqimor, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie”, janë produktet që pritet t’u vendoset çmimi tavan, nëse aprovohet ky projektligj në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hajdari./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera