Fokus

 “Superligë e korrupsionit” – Arton Demhasaj i AAK-së me kritika të ashpra për qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 09 January 2025

“Superligë e korrupsionit”. Këtë cilësim ia ka bërë Arton Demhasaj punës katër vjeçare të qeverisë Kurti, Arton Demhasaj, i cili së fundmi i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Demhasaj, i ftuar në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet duke premtuar luftim të korrupsionit. Mirëpo, sipas tij ndodhi krejt e kundërta.

“Në fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare, 14 shkurtit të vitit 2021, vazhdimisht ka folur për një çështje që ndërlidhet me punësimet partiake dhe familjare. Dhe thoshte nëpër tubime që farefisi, miqtë, familjarët janë për dasma dhe nuk janë për me i marrë me veti në ministri. Çka ka ndodhë me këtë qeveri? Me plot përgjegjësi e them që në krejt qeverisjet e kaluara ka pasur punësime familjare dhe punësime partiake, mirëpo në krejt ato qeveri bashkë nuk ka pas punësime familjare dhe partiake sa ka pas kjo qeveri”, ka theksuar Demhasaj. /Gazeta Infokus

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera