Fokus

Rrëqeth Berat Rukiqi, për herë të parë tregon momentin më të vështirë në jetë “U zgjova në mëngjes edhe e pashë…”

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 29 December 2024

Këtë javë në “Podcast me Shkelzen Dakaj” ishte i ftuar anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Gjatë bisedës, përveç temave politike e aktualitetit Rukiqi u pyet edhe për pjesën më të vështirë të jetës që ka kaluar ai.

Ai periudhën më të vështirë të jetës së tij e konsideroi pandeminë.

-Advertisement-

Pandemia, pandemia ka qenë moment i vështirë, isha kryetar i Odës Ekonomike atë herë, pranoja  thirrje me njerëz të shqetësuar, duke perfshi edhe familjarët e mi, te cilët ishin në gjendje të rëndë, dhe të pasigurt, pa dijeni se çka do te sjellë e nesërmja” u shpreh Rukiqi.

Ai dha edhe një mesazh për të rinjtë që duan të nisin ndonjë biznes në Kosovë.

Kosova ka mundësi, Kosova nuk është shtet i dështum si kanë desht armiqët, ka jashtëzakonisht potencial, nëse e shihni planin e LDK-së që ka një plan të jashtëzakonshëm për rigjenerimin infrastrukturor të Kosovës.. Përmes programit “Rruga e Re” të kthejmë një shpresë që njerëzit pastaj fillojnë ta shohin dhe projektojnë zhvillimin e vendit, me projekte të mëdha, me ambicie të mëdha, dhe me krenari të madhe” tha ai.

Për më shumë ndiqeni emisionin dhe storien e plotë:


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera