Lajme

Sulmohet seksualisht një grua në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 30 August 2022

Një grua ka raportuar në polici se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dielën në Prishtinë, përkatësisht në rrugën Agim Ramadani.

Gjithashtu është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

-Advertisement-

Derisa, rasti po vazhdon të hetohet.

“Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, njofton policia.

Një rast tjetër i dhunimit ka ndodhur të shtunën në kryeqytet, ku një 11 vjeçare është dhunuar nga pesë persona.

Katër të dyshuarit për kryerjen e veprës janë arrestuar, derisa i dyshuari i pestë gjendet në arrati.

E për këtë rast pati reagime të shumta. Ndërsa të mërkurën është organizuar protestë me fillim nga ora 12:00./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera