Lajme

Sot pjesë e seancës nuk janë vetëm deputetët, këto janë mysafiret e veçanta në Kuvendin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 20 October 2022

Seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës i janë bashkëngjitur edhe disa mysafire. Këto mysafire të cilat po qëndrojnë në pjesën e sipërme të sallës janë gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u uroi mirëseardhje atyre, ndërsa deputetët duke u ngritur në këmbë e me duartrokitje i nderuan ato.

“Muaji tetor përndryshe është edhe muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit. Këtu i kemi gratë e guximshme të Kosovës të cilat janë duke u trajtuar prej kancerit të gjirit. Së bashku me përfaqësueset e Shoqatës së pacienteve me kancerin gjirit ju dëshirojmë mirëseardhje në kuvend dhe urojmë që ta kalojmë këtë luftë të rëndësishme së bashku”, ka thënë Konjufca.

-Advertisement-

Ndryshe, tetori njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera