Lajme

“S’ka Zajednicë, s’ka ngrehje veshi”, reagimi i deputetëve të VV-së pas takimit në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 27 February 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është pajtuar dhe është shprehur i gatshëm ta nënshkruajë planin evropian, por që pala serbe nuk ka dashur ta nënshkruajë.

Pas kësaj ka pasur reagime nga deputetët e VV-së, duke thënë se nuk është pranuar Zajednica.

“Zajednicë, s’ka. Sanksione, s’ka. Ngrehje veshi, s’ka. Plasën”, ka shkruar deputeti Artan Abrashi në Facebook.

-Advertisement-

“Edhe propozimin Evropian, edhe jo Zajednices. Edhe me miqtë, edhe pa asociacionin. KM Kurti”, ka shkruar deputeti Arbër Rexhaj.

Ndërsa, deputeti Mefail Bajqinovci ka ironizuar me ata që po thonë se Zajednica është pranuar, duke publikuar fotografi me Kurtin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera