Fokus

Shpërthen në lot bashkëshortja e policit që u kidnapua në Leposaviq: “Jam tu e mendu ma të keqen, u kan edhe i smut sot është kthy në punë”

Autori: Hateme Smajli 20:25 | 14 June 2023

Bashkëshortja e policit Shemsi Mustafa, që u kidnapua sot së bashku me dy policë të tjerë në Leposaviq ka thënë se për herë të parë pas dy vitesh punë në veri, Mustafa nuk e ka telefonuar dhe nuk ka folur me të gjatë gjithë ditës.

Në një intervistë ekskluizve për Gazetën Infokus, Shpresa Mustafa me lot në sy tregon për momentin kur i ka parë pamjet dhe nga stresi nuk e kishte njohur se në atë video që po qarkullonte në media ishte bashkëshorti i saj.

“Si cdo mengjes u nisë si cdo mëngjes që niset zakonisht në ndërrimin e parë në mëngjes edhe unë I ndihmova se e ka pasë edhe kontrollën te mjeku edhe smujta asnjëherë me kontaktu me të edhe u bona marak cdo nditë flas me të në telefon sot smujta. As nuk I kom kqyr unë lajmet se si cdo gru me do punë të shpisë hajt se ma vonë e kontaktoj edhe një herë, e kom provu dy tre herë gjatë ditës s’ka kurrfarë informate telefonin mandej as nuk e kqyra. Kjo është hera e parë që skom kontaktu hiq me të, tjera herë më thirr vet se nuk ka qasje herë pas here ai I lyp valët ku e rrokin valët edhe prej aty më lajmërohet disa herë por sot asnjëherë hiq. Kur i pashë ato pamje unë prej stresit prej qaq kiamet qika e njofti e kishin njoft kunatat erdhen kunetët e mi. vëllai I tij është edhe ai polic u dal prej ndërrimit të natës janë ndërru atje në vend, ky ka ardhë në shpi ai ka mbetë. Masi se kena ditë ma herët thojsha hajt se nashta s’po del që ai, kur erdhum tregun krejt tmerr tmerr s’po gjej fjalë as mendim as sdi me pershkru cka me thanë.cka me mendu ma të keqeb se edhe u kan i smut”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Ndiqeni intervistën e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera