Sport

‘Shpërthen’ Ismet Munishi pas humbjes nga Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 13 December 2020

Ballkani ka pësuar humbje në udhëtim të Prishtina me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 18-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili është ankuar në ndarjen e drejtësisë.

“Referimi nuk ka qenë i mirë, pasi ka pasur luftë në 16 metërsh, por ne jemi në Kosovë dhe i dimë të gjitha çfarë ndodh, kush bjen, kush fiton e gjithçka… është koha e fundit për t’i ndalur këto gjëra, pasi edhe vjet humbëm titullin kështu. Prishtina luajti mirë, ndeshja ishte e luftuar. Ata patën rastet e tyre, ne të tonat, por kur gjyqtari vendos të bëhet protagonist kështu është”, deklaroi fillimisht Munishi.

-Advertisement-

Tutje tekniku prishtinas ka shtuar se po të ishte referimi korrekt, Ballkani do të duhej të ishte në vend të parë me gjashtë pikë diferencë ndaj skuadrave tjera.

“Ne kemi pasur ecuri më të mirë e këtë e tregojnë edhe pikët, po të ishte referimi korrekt Ballkani do duhej të ishte në vend të parë me gjashtë pikë diferencë nëse gjyqtarët do ishin korrekt më të gjitha ekipet njëjtë. Nuk ka qenë ndeshje për shtatë kartona, pasi as nuk jemi prerë me bajoneta as skemi luftuar me armë, futboll kemi luajtur”.

Pas kësaj humbje Ballkani mbetet i dyti me 38 pikë, një me pak se Drita që kryeson dhe që ka një ndeshje me pak të luajtur./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera