Sport

Muriqi dhe Mallorca i kthehen fitores në La Liga

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 11 May 2024

Ka përfunduar ndeshja e La Ligas mes Mallorcas dhe skuadrës së Las Palmas, ku vendasit kanë arkëtuar pikët e plota nga kjo përballje.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Mallorca Son Moix”, Mallorca e ka mposhtur Las Palmas me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Giovanni Gonzalez në minutën e 29’ të ndeshjes.

-Advertisement-

Me pikët e reja, Mallorca ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e 15, krahas Las Palmas që mbetet në pozitën e 14 me 37 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Mallorcas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera