Lajme

Shkarkohet rektori Sahiti, reagon Rron Gjinovci

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 21 October 2022

Është shkarkuar rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, pas mbledhjës së Këshillit drejtues.

Lidhur me këtë ka reaguar drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, e që sipas tij anëtarët e këtij këshilli e kanë planifikuar shkarkimin e rektorit.

“Këshilli Drejtues përbëhet prej 9 anëtarëve, 4 të dërguar nga Ministria dhe 5 nga Senati i UP-së. 5 anëtarët e Senatit e kanë filluar mandatin e tyre para 20 ditësh, më 1 tetor. Në mesin e 5 anëtarëve të dërguar nga Senati më të votuarit e tyre kanë qenë plagjiatori Selim Bezeraj dhe infamozi Rifat Krasniqi. Për ta shkarkuar rektorin duhen 6 vota. Pra, as përfaqësuesit e Senatit as ata të Ministrisë nuk mund ta bëjnë këtë pa një bashkëpunim. Kjo tregon që përfaqësuesit e Ministrisë në krye me Altin Sahitin që edhe e drejton këtë Këshill, kanë bërë pakt me selimët dhe rifatët për ta shkarkuar rektorin që denoncon publikisht plagjiaturën.
Urime reforma me Rifatin, Selimin, Dugollin!”, ka shkruar Gjinovci./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera