Lajme

Sekuestrohen mbi 12 mijë euro dhe qindra mijëra dinarë në Jarinjë

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 21 May 2022

Policia kufitare në pikëkalimin në Jarinjë ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash të valutave euro dhe dinarë.

Një person është arrestuar për mosraportim të parave, dhe pjesëtarët e policisë i kanë gjetur mbi 12 mijë euro dhe mbi 360 mijë dinarë raporton Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 kurse shoferi i arrestuar është i nacionalitetit serb.

-Advertisement-

Sipas policisë rasti është përcjellur te Dogana e Kosovës.

“Gjatë kontrollit janë gjetur 12.665 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë) euro dhe 363.080 (treqind e gjashtëdhjetë e tremijë e tetëdhjetë) dinar (valutë e Serbisë), të holla këto të pa deklaruara. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme”, njofton policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera