Fokus

Sa liqene e lumenj ka Kosova?

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 28 September 2018

Kryeqyteti pa lum.

Ky është identifikimi që i bëhet Prishtinës.

Por ndryshe nga Prishtina, shumica e qytetarëve të tjera kanë lumenj. Në territorin e Kosovë ekzistojnë gjithsej 8 të tillë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Madje në Kosovë ka lumenj të gjatë mbi 100 km. I tillë është edhe Drini i Bardhë që ka gjatësi prej 111.5km.

E dyti për nga gjatësia renditet Sitnica me 110 km ndërsa i treti Ibri me 85 km.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Lumi, Morava e Binçës është i gjatë 67 km ndërsa Lumbardhi i Pejës 56 ndërsa Lepneci 50km.

Dy lumenjtë më të shkurt në Kosovë janë Ereniku me 38km dhe Lumbardhi i Prizrenit me 36 km.
Ndryshe nga Lumenjët, Kosova ka numër më të vogël të liqeneve. Në territorin e Kosovës gjendet katër liqene me sipërfaqe më të madhe, shkruan gazeta inFokus.

Në komunën e Zubin Potokut gjendet liqeni më i madh, Gazivoda me 9.10km ² .

I dyti llogaritet liqeni i Radoniqit në Gjakovë me 5.96 km ².

Ndërsa sipas ASK-së, dy liqenet me sipërfaqe më të vogël janë i Batllavës me 3.27 km ² dhe i Badovcit me 2.57k m².

Në Kosovë gjenden edhe disa liqene por për shkak të sipërfaqes së vogël të tyre nuk gjenden në statistikat e ASK-së/inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera