Lajme

Rusisë nuk mund t’i lejohet mosndëshkimi për luftën në Ukrainë, thotë Blinken

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 03 March 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një takimi në kuadër të samitit të G20-ës, ka thënë që Rusisë nuk mund t’i lejohet mosndëshkimi për luftën.

“Nëse e lejojmë pa e ndëshkuar Rusinë të bëjë atë që po bën në Ukrainë, atëherë ky është mesazh për agresorët që mund të jenë kudo se ata mund t’ia hedhin paq me këtë”, ka thënë Blinken, raporton CNN.

Diplomatët e lartë nga 20 vendet kryesore të industrializuara dhe në zhvillim të botës, hapën të enjten samitin për bisedimet që priten të jenë të dominuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe lëvizjet e Kinës për të rritur ndikimin e saj global.

-Advertisement-

India, mikëpritëse e këtij samiti, u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të G20-s që të arrijnë konsensus për çështjet me shqetësim të thellë për vendet më të varfra, edhe nëse ndarja ideologjike Lindje-Perëndim për Ukrainën nuk mund të zgjidhet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera