Lajme

Rusia pretendon se ka kosovarë që po luftojnë krah ukrainasve

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 18 June 2022

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov e kishte larguar hartën me të hetuar se Kosovën e ka shfaqur si shtet.

Por, ky sektor qeveritar në Moskë, e ka vendosur Kosovën sërish të barabartë me shtete tjera, kur e akuzoi se 156 qytetarë të saj të jenë bërë pjesë e luftës në Ukrainë, ku u tha se 60 nga ta janë vrarë. Rusia dhe Putini, e përmendin Kosovën e pavarur edhe kur e kërkojnë pavarësinë e republikave separatriste ukrainase, Donetsk dhe Luhansk.

Kur Putini në Shën Petërsburg i tha këto fjalë, kundër i doli edhe presidenti kazak. Ai tha se nuk i njeh as territoret e Ukrainës e as Kosovën.

-Advertisement-

Putin të shtunën priti në takim edhe anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, nga i cili e mori konfirmimin se Sarajeva zyrtare nuk dëshiron të vendosë sanksione kundër Rusisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera