Rrjedhje të gazit në tubacionet ruse nën Baltik, nisin hetimet
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 27 September 2022
Suedia dhe Danimarka po hetojnë rrjedhje në dy gazsjellës rusë që kalojnë nën Detin Baltik dhe kompania që operon këto tubacione tha se këto rrjedhje janë “të paprecedentë”.
Suedia më 27 shtator lëshoi një paralajmërim duke treguar se janë zbuluar dy rrjedhje në gazsjellësin Rrjedha Veriore 1, pak kohë pasi një rrjedhje tjetër ishte zbuluar pranë tubacionit Rrjedha Veriore 2, duke shtyrë Danimarkën fqinje që të ndalojë kalimin e anijeve në një perimetër prej mbi 9 kilometrash.
Moska kishte ulur furnizimet me gaz për në Evropë përmes Rrjedhës Veriore 1 përpara se të pezullonte krejtësisht dërgesat në gusht, nën pretendimet se sanksionet e Perëndimit kanë shkaktuar pengesa teknike.
Gazsjellësi i ri, Rrjedha Veriore 2, është përfunduar së fundmi, por Gjermania ka hequr dorë nga planet për të funksionalizuar këtë tubacion, pak ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës në shkurt.
Megjithatë, të dy gazsjellësit përmbajnë gaz.
Kompania Nord Stream AG, që operon këta gazsjellës, tha më 27 shtator se tri linja nënujore të sistemit të gazit të Rrjedhës Veriore, kishin pësuar dëme “të paprecedentë” brenda një dite. Kjo kompani shtoi se është e pamundur të thuhet nëse aftësia e funksionimit të sistemit të rrjetit të gazit do të mund të riparohet.
“Shkatërrimi që ndodhi brenda një dite në tri linja nënujore të gazsjellësit është i paprecedent. Ende nuk mund të dihet sesa do të duhet që të riparohet infrastruktura e transportit të gazit”, tha kompania Nord Stream AG.
Tubacioni i Baltikut, një gazsjellës që transporton gazin norvegjez për në Poloni me një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metrash kub në ditë, pritet të inaugurohet më vonë gjatë 27 shtatorit./Rel
Të tjera
-
Konfiskimi i pasurive të oligarkut rus për të financuar Ukrainën ndeshet me sfida ligjore dhe financiare
Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Evere...
-
Në OKB, sot votohet për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot në orën ...
-
Zyrtarë të BE-së sot vizitojnë Suharekën
Zyrtarë të Bashkimit Evropian, sot pritet të vizitojnë qytetin e Suharekës. ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhen sot tri komisione të Kuvendit
Sot do të mblidhen tre komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës. Duke ...
-
Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për dy seanca. Njëra është vazhdimi i...
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që pla*gosi tre persona në Pejë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për të kapur të i cili mbrë...
-
Netanyahut dhe Gallantit do t’i ndalohet hyrja në 124 vende
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Çështjeve Ushtarake t...
-
Rreth 500 intelektualë i kërkojnë Macronit të njohë Palestinën pa vonesa të mëtejshme
Rreth 500 intelektualë dhe figura kulturore franceze lëshuan një thirrje duke...
-
Dy prej të plag*osurve në Pejë hyjnë në operim – ngjarja dyshohet se ndodhi për shit-blerjen e një veture
Tre të plagosurit në Pejë kanë mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të K...
-
Mot sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik ka ka bërë të ditur se në Kosovë do të mbajë mot...
-
Elezi: Ka tregues që Enver Sekiraqes iu mundësua arratisja
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, dyshon se në arratisjen e Enver...