Lajme

Rritja e çmimit të naftës nga lufta në Ukrainë, Zelensky flet për planin e rikuperimit

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 30 April 2022

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky është përpjekur të qetësojë popullatën për mungesat e karburantit, të cilat ai thotë se kanë çuar në rritje të çmimeve në shumë rajone.

Në fjalimin e tij të së premtes mbrëma, Zelensky tha se rusët kishin shkatërruar qëllimisht infrastrukturën e prodhimit, furnizimit dhe magazinimit të karburantit, si dhe kishin bllokuar portet.

“Nuk ka zgjidhje të menjëhershme për të rimbushur deficitin. Por, zyrtarët e qeverisë premtojnë se brenda një jave, maksimumi dy, do të sigurohet një sistem furnizimi me karburant në Ukrainë që do të jetë në gjendje të parandalojë një deficit”, tha ai, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Ai tha se kjo ishte një “detyrë e vështirë” pas një sulmi rus në një rafineri nafte këtë javë në Kremenchuk në Ukrainën qendrore.

Në një deklaratë, ministri ukrainas i ekonomisë tha se Kievi kishte siguruar kontrata me furnizuesit europianë të karburantit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera