Lajme

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, dy prej tyre përfundojnë në spital

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 22 January 2023

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia bën me dije me anë të raportit 24 orësh se si pasojë e rrahjes, dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur për viktimat.

-Advertisement-

Njoftimi i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Prishtinë 21.01.2023 – 03:00. Është raportuar një rrahje në mes të disa personave meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes, dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur për viktimat.Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera