Opinione

Roma + Ashkali + Egjiptian = ROMA

Autori: Denis Galushi 15:09 | 18 October 2019

– Para se të diskutoj më njerëz, gjithnjë ia bëjë pyetjën vetvetës se; a deshiroj t’i bashkoj apo ndaj zemrat e tyre? Edhe pse ky artikull në vijim po bëhet më të njëjtin qëllim, së paku, për ta vetëdisuar popullaten dhe për t’fituar zemrat e tyre, sërish e di që do të ketë polemika.

– Por, këtu jemi për të dhënë hipoteza, mendime, opinione, për të cilat audienca ka meritë më të m’dha të vlerësimit.

– Ajo që më shtyri ta shkruaj këtë artikull, ka të bëjë më rezultatet e fundit të KQZ-së, për numrin e daljes së votuesve të komuniteteve pakicë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, n’veçanti të komunitetit romë.

-Advertisement-

– Besoni ose jo, turpërohem kur e shoh numrin e votuesve me nga as 1000 mijë vota së bashku të dy partive rome, ajo; PREBK dhe KNRP!

– Numri më i madh i votuesve nga radhët e komuniteteve përveç sërbeve dhe boshnjakëve, kanë egjiptianët me gjithësej diku shtatë mijë vota, e pastaj ashkalinjët me katër-pesë mijë vota, ndërsa romët, siç e ceka, as me një mijë vota të dy partive!

– Sa është e turpshme, është edhe kërcnuese për asimilimin tonë.

– Duke e ditur që, gjendja më e jodeshirueshme e jetesës e kaplon këtë komunitet në Kosovë, lind pyetja, a ështe në rregull që të kemi aq pak votues?!

– Se, cfarë mund të na ndodh pas pesë vitëve, a do të këtë hiç në këtë vend romë, apo jo, nuk guxoj as ta mendoj!

– Pse aq pak të interesuar, ose të thëmi, në çka u transferuan romët?

– A janë duke lejuar vetës asimilimin?

– Ose, a edhe këtë hërë u manipuluan romët nga të tjerët?

– Siç po shihet, po! E, deri kur më?

– Këto, dhe shumë pyetje tjera, janë në kokën time për çka edhe fillova ta ndaj me ju këtë artikull.

– Prandaj, Orpingtoni i Londrës së vitit 1971, është retrospektiva për të cilën kemi nëvojë të flasim më shumë se kurrë!

– Viti i 1971, është data historike e komunitetit romë, i cili është njëri nga grupët më të m’dha minoritare në Evropë, dhe jo rastësisht!
Kryesisht vijnë nga India në Evropë qysh nga shekulli X.

– Delagatët e asaj kohë, që vinin nga fise të ndryshme të komunitetit në fjalë, nga shumë vendimë të rëndësishme, nxorrën vëtëm disa prej tyre në kongresin e parë të romëve në Londër; – Të gjitha emrat pezhorativë si; Maxhup, Cingene, Cigan, Zheto, Zigeuner … të eliminohën, e të thirrën me emrin rom, i cili rrjedh nga gjuha rome; rom- njeri, roma-njërëz.

– Pra, trajtimi i barabartë i komunitetit dhe fiseve që janë brenda tij; Arli, Bugurji, Kalderash, Kale, Kshudre, Gurbet…Ose, unifikimi fiseve në një komunitet.

– Ashtu qysh sot kemi kombe të ndryshme të përbëra nga fiset e ndryshme.

– Pra, shqiptarët mbrenda tyre kanë fise të ndryshme; Berish, Gash, Kelmend, Kastrat… Por, së bashku quhen shqiptar.

– Për dallim nga shqiptarët që janë të vetëdisuar dhe falë literaturës që kanë, ne, romët, nuk e kemi aq të pasur letërsinë e shkruar, dhe nuk kemi shumë fakte të dokumentuara, por historia jonë eshte e pasur gojarisht përmes poezisë dhe kënges, sepse historia jonë është përciellur gojarisht, dhe shumë pak prej tyre ka që kanë shkruajtur.

– Fakti tjetër është, kur në fillim të shekullit XIX fillojnë të ngjallën kombët, pikërisht në atë kohë, qysh nga Lufta e Dyte Botërorë, më shumë së gjysmë milioni romë janë asgjësuar.

– Gjenocidi ndaj tyrë, ka mbjell të disa frikë, e të disa forcë për të filluar nga zëroja t’tregojnë botës për identitetin e tyre t’pasur.

– Ashtu që, nga ajo qe ne kemi lexuar dhe degjuar, është obligimi i historianëve, letërarëve, gazëtarëve, autorëve, poetëve dhe gjithë intelektualëve ta ndajnë të vërtetën për hirë të korrektësisë, sinqeritetit dhe interesit nacional, e asesi privat.

– Pasi që shumicën e rastëve, nevë romëvë, ashkalinjëve dhe egjiptianëve na thirrnin dhe sërish disa na thërrasin më akronime RAE, shumicës së romëvë nuk i pengonte, sepse ata i konsideronin këta të fundit si pjesë e fisit të tyrë.

– Mirëpo, me kalimin e kohës, qysh sot po e shohim, ashkalinjët dhe egjiptianët bëjnë më shumë përpjekje që ata të quhën të vaçant, dhe kinse nuk kanë asnjë pikë të përbashkët më romët! Mirëpo, harrojnë që, përbashkët e kanë ‘’MAXHUPIZMIN’’!

– Shembull;

Nëse kalojnë tre djem në rrugë nga ‘’tre komunitete’’, e nëse dikush ju thotë;
– Hej, o maxhup!
– Cili nga ata do ta kthenë kokën?
– Të tretë, apo jo!?

– Këtu tani ndaluni, dhe kthehuni pak më lartë për ato së çfarë folëm më herët.
– Pra, retrospektiva e vitit 1971, ose qëllimi i kongresit të parë të romëve në Londër, unfikimi i fiseve rome në emrim të nacionalitetit romë!

– E, që për fat të keq, shumica nga ne e kemi harruar vizionin dhe misionin e të parëve tanë, prandaj edhe shumica e fiseve romë janë konfjuz me identitetin e tyre etnik, nuk e pranojne etnin, por kanë dëshirë të thërrasën në emrin e fisit, me apo pa vetëdije!

– Kush janë ashkalinjët?

– Shumicën e rastëve, thuhet që emrimi i këtij ‘’grupi etnik’’, rrjedh nga një mbretër i quajtur Ashkani, nga Irani, i cili iu ka ndihmuar atyrë, dhe prandaj ata bartin emrin Askanli!

– Por, sa është e logjikshme që nje grup etnik, ta emeroj emrin e etnisë sipas një mbreti, vlerësoni Ju.

– Nga ana e tjetër për këta të fundit thuhet që janë sektë fetar. Kjo ndoshta është më e përafërtë me realitetin. Sepse, vetë emri; ASHK – ALI, rrjedh nga gjuha turke që do të thotë; dashuria ndaj Aliut, ose sekti i devijuar i shijave që nuk ka t’bëjë aspak me parime të islamit.

– Kush janë egjiptianët?

– Ne sot shumë mirë e dimë që edhe në Egjiptë, nuk ka grup etnik ‘’egjiptianë’’, por ka arabë e nacionalitete tjera. Ndërsa, egjiptianizmi, ose egjiptian i thuhet atij përsoni që ka shtetësi ose nënshtetësi egjiptiane. E, pra, si ka mundësi që këta të fundit ta përzinë etnicitetin me shtetësi!?

– Përceptimi i ashkalinjëve dhe egjiptianëve për romët!

– Në familjën time nga unë vi, ka shumë prej tyre të cilët e mbajnë vetën ashkali dhe egjiptianë. Kjo, më një arsye të paarasyshme. ‘’Ne nuk jemi gabel’’. Po, po. Mos qeshni! Paramendoni tani dominimin e racizmit mbrenda njerëzve të shtypur.

– Pra, për dajën dhe miqtë e mi, një romisht folës, qenka ‘’gabel’’, sepse ata nuk e kanë folur kurrë këtë gjuhë. Shumë e vërtetë.

– Por, as shqiptarët e Kalabrisë të cilët e kanë harruar ndoshta gjuhën e tyre, nuk thonë që jane Italian, por shqiptarë. Po edhe ashkalinjet dhe egjiptianët që e flasin gjuhën shqipë në Kosovë e Shqipëri, nuk janë më kombësi shqiptar, por janë shqipfolës, edhe pse romishtën e kanë harruar ose nuk e flasin! Pra, duhet bërë dallimi n’mesin e shqipfolësit dhe shqiptarit.

-Edhe pse njëri nga përfaqësuesit politik ashkali kosovar në një diskutim medial ka thënë;

– ‘’Në kemi pasur dëshirë të jemi shqiptar, por ata nuk na kanë pranuar, prandaj kemi mbetur ashkali’’.
Sa është qesharake është edhe e dhëmbshme, një deklarat e tillë

– Deri ku ka mbri logjika e ashkalinjëve!

Pasi që çdo ditë me kolegë udhetojmë Prishtinë-Prizren, përdërisa presim që semaforat të ndezën, ‘’fëmijët tanë’’ që janë pastrues së dritareve të veturave, i shfrytëzojnë këto sekonda për t’na ‘’pastruar’’ dritaret dhe ne bëjmë muhabetë më ata;

– Qysh jeni, a jeni mirë? (janeya romane – A dinë romishtë).
– Jaaaaa, mos më fol gabelisht, une nuk jam gabeeel, une jam ashkali!
– Mirë. E çka do thotë ashkali?
– Se di valla, ama sjam gabel!
– E maxhup, a je? Po, maxhup jam!

Si gjithmonë, e tundi kokën me një buzëqeshje ironike!

– Përfaqësues politikë dhe OJQ të “RAE-ve”

BE, më së shumti projekte që ka ndarë në Kosovë ka të bëjë më integrimin e romëve. – Sepse, romët janë të njohur ndërkombëtarisht. – Prioriteti i tyre është integrimi i romëve. Kjo vërehet edhe nga emri programëve që janë të dedikuara vetëm për romë. Pra, ‘’Roma Integration 2020’’, ‘’Roma Education Found’’, ‘’Europian Roma and Travelers Forum’’, ‘’Europian Roma Right Center’’.

– Këto dhe shumë më shumë organizata thirrën në emrin romë, por implementues të projekteve në vendin tonë, i thërrasin edhe ashkalinjët edhe egjiptianët që të janë pjëse e tyre, ose vetë ashkalinjët ose egjiptianët i implementojnë projektet në emrin romë. Pra, t’përbashket i kemi projektet, e ‘’asgje tjetër’’, sipas tyre! Por sërish, të ‘’huajt’’ na shohin si një. Edhe ashtu duhet të jetë.

– Pra, kemi shumë pak gjëra që ndoshta na ndajnë si fis, por shumica e fisit e përbën një komunitet. Pra, nuk mund të themi; Une jam shqiptar, ai është ‘’Gash’’, e ky i tjetri është “Kastrat”. Ndoshta fisi i ‘’Gashit’’ nuk përshtatët me fisin e ‘’Kastratit’’ por ata nuk e mohojnë që janë shqiptar.

Pra, Gashi + Kastrati = Shqiptar

– Ashtu edhe tek ne, kemi shumë fise që ndoshta nuk përshtatën me fisin tjetër, por kombësin e kemi të përbashkët-romë!
Prandaj, unë vendosa këtë ta shkruaj më një qëllim;

– Të bashkohemi, të bëhëmi më të fortë, ta ngrisim zërin së bashku. Mos të lejojmë që interesat politike personale të mbizoterojnë mbi ato nacionale.
Duhet të vetëdisohemi dhe të kuptojmë që; BASHKIMI BËNË FUQINË! Sa më të bashkuar, aq më të forte. Sa më të përqarë, aq më të nënqmuar dhe të manipuluar.

P.S.
Me aq vota sa kemi marr si “tri komunitete’’, paramendoni po t’i kishim si një komunitet, sot do të kishim ministri, e nga pesë-gjashtë deputetë, pozita të zëvendes së kryeministrisë, ku ndoshta kishim qenë edhe komuniteti më i madh minoritar, ashtu siç ishim dikur në Kosovë, e ashtu siç jemi sot në Evropë-Romë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera