Rohde i kërkon Qeverisë propozime për Asociacionin: Të ketë sa më shpejt diçka në tavolinë
Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 05 October 2022
Gjermania i kërkon Qeverisë propozime për Asociacionin: Të ketë sa më shpejt diçka në tavolinë.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar temën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si “temë të nxehtë”, në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që sa më parë t’i japë propozimet e saj sa i përket formimit të Asociacionit, teksa ka theksuar se për të është mjaftë e qartë se nuk do të ketë mundësi që në Kosovë të krijohet një “Republika Srbska”, e ngjashme me atë në Bosnjë e Hercegovinë.
“Këtë e ka thënë edhe i dërguari im special për Ballkanin kur ishte në Beograd të premten dhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe është obligim kontraktues i Kosovës, i ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe kur thashë më parë se çështja e targave dhe kartave të identitetit është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, kështu është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Pra, Kosova duhet të veprojë për këtë dhe ju e dini, sa më shpejtë të vendosë diçka në tavolinë që është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, aq më shumë do të çmitizojë dhe relaksojë bisedën”, ka thënë ai.
Tutje Rohde ka thënë se nëse Kosova do të ketë propozime, do të jetë më e lehtë arritja e një marrëveshje me Serbinë, sipas tij duke thënë “jo, nuk është një rrugëdalje”.
Ambasadori i Gjermanisë, ka thënë se Kosova e ka obligim ta formojë Asociacionin, sepse sipas tij ajo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës./RTVD
Të tjera
-
Sot takimi i radhës në Bruksel? BE pret që të jetë edhe i fundit
Të shtunën ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rre...
-
Kreu i IPK-së Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin e Sigurisë
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, sot d...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit
Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar ...
-
Sot do të takohen Kurti dhe Krasniqi
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të pres sot në takim kryetarin e Partis...
-
Java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të...
-
Ish-ambasadori i Shqipërisë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e As...
-
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori...
-
Ja kur pritet të hapet pishina e Gërmisë
Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë...
-
“I vdiq djali përpara…”- Halil Kastrati rrëfen historinë prekëse me ish-ushtarin e UÇK-së!
Humanisti i njohur, Halil Kastrati, në një intervistë dhënë për dokumentarin ...
-
Çejku: Presidentja Davkova, e pamatur në shmangien e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut
Arben Çejku, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Qeverisje të Mirë tha për Zërin ...
-
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë De...