Rozë

Roberta Carluccio, mbretëresha e re e fitnesit që është tifoze e Juventusit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 30 October 2017

Modelja italiane, Roberta Carluccio, është duke u vlerësuar shumë për format trupore dhe fizikun e saj mbresëlënës.

Fotografitë e saja në rrjetet sociale marrin dhjetëra mijëra pëlqime dhe në kohët e fundit ajo është shumë e ndjekur për këshillat që jep për femrat që duan të kenë një figurë si të sajën.

-Advertisement-

Roberta ka forma fantastike trupore (Instagram)

Ndërkaq, ajo është edhe një tifoze e futbollit, kurse klubi i preferuar i bukuroshes është Juventusi.

Bukuroshja është tifoze e flaktë e Juventusit (Instagram)

Roberta Carluccio ka lindur në Torino më 12 qershor 1997. Ajo filloi modelimin për fëmijë që në moshën shtatëvjeçare duke u paraqitur në “Pitti Bimbo” për 14 edicione.

Ajo është mbretëresha e re e fitnesit (Instagram)

Më pas ka vazhduar angazhimin si modele e modës nëpër spektakle të ndryshme dhe në katalogë për rroba.

Bukuroshja është instruktore e certifikuar e fitnesit dhe ‘bodybuildingut’. Sot, ajo është bërë shumë e famshme edhe falë rrjeteve sociale dhe video-kanaleve, ku tregon për ushtrimet dhe ushqyerjen për të qëndruar në formë, ndërsa vë në pah figurën e saj mbresëlënëse.

Roberta stërvitet rregullisht (Instagram)

Roberta ka puanur për brende të famshme, si Dolce & Gabbana, Giorgio Armani, Roberto Cavalli, Phard, Guess, Adidas, Gaudi, Lonslade, Gas Junior, Benetton, Barbie Ibiza, Pirelli Pzero, Dance Size, Simonetta Jeans, Guru, Sweet Years, Annarita N, Coconudina, Gardens, Deha, Replay, Liu Jo, Golden Lady Beach, Mc Gregor (SHBA) Datch, Cloe, Miss Grant, Monnalisa, Blauer, Hetregno, Fiat dhe shumë të tjera.

Të gjithë flasin për fizikun e saj (Instagram)

I ka zbukuruar ballinat e revistave, si Fashion Magazine, Modabimbi, Vogue, Modern Woman, Diva, Joy, Focus Junior, Christian Family, Dreamvixens (SHBA), The Windsor Star (Kanada), Diva e Donna dhe ForMen.

Po aq edhe joshëse (Instagram)

Është shfaqur në shumë reklama televizive në Itali, si edhe në seriale televizive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera