Lajme

Konfirmohet vde kja e një personi në aksidentin e Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 23 June 2024

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të Mitrovicës.

Lajmi u konfirmua nga Emergjenca e Spitalit.

“Po, një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. Trupin e pajetë do ta marrë mjekësia ligjore. Më tepër informata s’kemi për të. Po ashtu edhe një person i lënduar është sjellur tek ne “, thanë nga Emergjenca e Mitrovicës për Klankosova.tv

-Advertisement-

Pak më herët u bë e ditur se në aksident ishin të përfshirë një motoçikletë edhe një veturë.

Do t’ju mbajmë të informuar lidhur me rastin./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera