Sport

Real Madridi mposhtë Granadan dhe barazohet me pikë me Athletico Madridin

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 23 December 2020

Real Madridi e ka arritur edhe fitoren e pestë rresht në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

Madrilenët kanë triumfuar në shtëpi ndaj Granadas me rezultat 2-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e 15-të në La Liga.

Goliat për ‘Los Blancos’ i realizuan mesfushori brazilian, Casemiro, në minutën e 57’ dhe sulmuesi francez, Karim Benzema, në minutën 90+4’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Real Madridi renditet i dyti me 32 pikë, aq sa ka Athletico Madridi që kryeson dhe që ka dy ndeshje me pak të luajtura, ndërsa Granada mbetet e 7-ta me 21 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera