Lajme

Rasti i foshnjës në Spitalin e Pejës, shkarkohen drejtori mjekësor dhe ai për Infermieri

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 24 December 2022

Spitali i Përgjithshëm I Pejës ka njoftuar se janë shkarkuar nga detyra drejtori mjekësor dhe ai për Infermieri, pas rastit të foshnjës së vdekur ku po dyshohet se para disa ditësh është futur në rrobalarëse, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi, ku thuhet se shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin.

Lidhur me këtë rast Spitali i Pejës dje ka shkarkuar shefin dhe kryeinfermierja e repartit të Gjinekologjisë në këtë spital.

-Advertisement-

“Si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast”, thuhet në komunikatën e së premtes.

Derisa kanë mohuar tentimin e fshehjes së rastit.

“Po ashtu, duam të theksojmë se pretendimet se Spitali është përpjekur ta fshehë këtë rast nuk qëndrojnë aspak”, thuhet në komunikatën e spitalit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera