Lajme

Qytetarja nga Mitrovica ankohet në polici se dikush po i troket në derë dhe po i hedh mjete piroteknike te dritarja

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 14 July 2022

Një qytetare nga Mitrovica ka raportuar në polici se persona të panjohur e kanë shqetësuar duke trokitur në derë e më pas duke hedhur mjetet piroteknike.

Policia e Kosovës është duke hetuar rastin dhe deri tani nuk është arrestuar asnjë person.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se person-a të dyshuar të pa njohur e kanë shqetësuar atë duke i trokitur në derë dhe duke hedhur mjete piroteknike në afërsi të dritareve të banesës së saj. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera