Lajme

Qeveria ndan 5 milionë euro për subvencionimin e qytetarëve që kursejnë energjinë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 11 January 2023

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore në shumë prej 5 milionë e 25 mijë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se shuma prej 5 milionë euro do të shfrytëzohet për mbulimin e subvencionimit të kursimit të energjisë elektrike, ku po përfitojnë përafërsisht çdo muaj rreth 200 mijë qytetarë.

Ndërkaq, Murati tha se pjesa prej 25 mijë euro ka të bëjë me disa pagesa që janë bërë në pakon për përballje me inflacionin.

-Advertisement-

Mbledhja e Qeverisë ka përfunduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera