Fokus

Pse nuk e njohu Izraeli Kosovën deri tash?

Autori: Halil Berisha 10:02 | 16 September 2020

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe ai i Kosovës, Avdullah Hoti biseduan në telefon më 4 shtator.

Kjo derisa Hoti ishte nën shoqërinë e njeriut më të fuqishëm në botë, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes ku prezent ishte edhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ku një nga pikat ishte edhe njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Izraelit.

-Advertisement-

Kësisoj Kosova u zotua që të hap ambasadën e saj në Jerusalem, duke u bërë vendi i parë me shumicë myslimane që e bën një hap të tillë.

Ky vendim u mor pa asnjë hezitim, duke ditë edhe raportet e mira të Izraelit e Kosovës, pavarësisht se shteti hebrej nuk e kishte njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës.

Por, pse u desh 12 vite të pritet njohja prej Izraelit?

Gjatë kësaj kohe, prej pavarësisë e deri tash ka pas deklarata të ndryshme nga liderë të shtetit të Izraelit sa i përket kësaj çëhtjeje.

Ani se njohja nuk ndodhte, një gjë e tillë asnjëherë nuk mohohej nga izraelitët, shkruan Gazeta Infokus.

Menjëherë në vitin 2008 për Jerusalem Post, një zyrtar i ministrisë së Punëve të Jashte të Izraelit ishte deklaruar për këtë çështje.

“Ne nuk kemi vendosur se kur do të vendosim, deri atëherë do t’i shohim ngjarjet dhe do të konsiderojmë këtë çëshjte”, ishte kjo deklaratë e shkrutë e këtij zyrtari.

Megjithatë, shumë media izraelite raportonin atë kohë nga burimet brenda institucioneve se privatisht kishte simpati ndaj kauzës së Kosovës, kjo pavarësisht mos-njohjes zyrtare të shtetit.

Po në shkurt të vitit 2008, Ruhama Avraham Balila, anëtare i “Knesset” siç quhet parlamenti i Izraelit, kishte thënë që kanë vendosur që në këtë kohë të mos njohin Kosovën.

“Në këtë kohë, Qeveria e Izraelit ka marrë vendimin që të mos iu bashkohet grupit të shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, kishte thënë Ruhama Avraham Balila.

E një vit më vonë Arthur Koll, ambasador i Izraelit në Serbi, kishte folur gjithashtu për këtë çështje, duke thënë që nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Kjo edhe duke treguar për presionin që bëhet nga Serbia që të mos ndryshohet vendimi, shkruan Gazeta Infokus.

“Izraeli kohë pas kohe pyetet se sa është i qëndrueshëm në vendimin e saj, por fakti është që pozicioni i Izraelit nuk ka ndryshuar gjatë kësaj kohe. Populli serb dhe Qeveria duhet të jenë falenderuas karshi kësaj, gjë që edhe e dëshmon miqësinë në mes të dy vendeve”, kishte thënë Koll.

Por, nuk kishte shkuar as një vit e ky qëndrim kishte filluar të zbehej.

Tash për njohjen e Kosovës kishte folur vet ministri i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman.

“Izraeli po e monitoron situatën në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe Izraeli shpreson në zgjidhje paqësore”, kishte thënë Lieberman, e kësaj radhe duke përmendur presionin për ta njohur Kosovën, “Izraeli ka qenë nën presion prej vitit 1948 për shumë çështje dhe ne e dimë se si të ballafaqohemi me presionin”.

Ndërsa, Lieberman për njohjen e Kosovës kishte folur edhe pas dy vitesh, shkruan Gazeta Infokus.

Në vitin 2011, ai kishte thënë që kjo është çështje e ndjeshme, por kishte dhënë një detaj se kur mund të ndodh njohja.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës është çështje e ndjeshme dhe Izraeli mund ta njoh Kosovën pasi vendet sikur Greqia e Spanja ta pranojnë atë”.

Por, njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi para këtyre dy vendeve. Derisa as Spanja e as Greqia nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, këtë gjë e ka bërë Izraeli./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera