Fokus

Prokuroria jep detaje për rastin e dhunimit të 71-vjeçares në Skenderaj

Autori: Samire Jaha 15:00 | 09 November 2022

Sot është raportuar se një grua 71-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një person i moshës së re në Skenderaj, shkruan Gazeta Infokus.

Ky rast sipas raportit të policisë kishte ndodhur me 4 nëntor, ndërsa në polici është raportuar me datën 6 nëntor, e ku viktima është e moshës 71 vjeçare.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ku tha se i dyshuari deri më tani është i panjohur.

-Advertisement-

“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se  është i moshës së re. Jemi në trajtim të rastit, dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japim më shumë detaje”, deklaroi Preteni për Infokus.

Po ashtu ku rast është në raportin e saj 24-orështë Policisë së Kosovës thuhet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“DHUNIM/Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera