Fokus

Kjo është gjendja shëndetësore e 10 vjeçares që u ther me thikë nga babai

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 06 May 2025

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren.

Babai dyshohet se ka therur me thikë të dy bijat dhe bashkëshorten derisa fatkeqësisht njëra vajzë e moshës 15 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes kurse vajza tjetër 10 vejcare është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla ka thënë për Gazetën infokus se fatmirësisht 10 vjecarja është jashtë rrezikut për jetën dhe gjendet në gjendje stabile.

-Advertisement-

“Po është duke u trajtuar ende në Klinikë tek ne. Gjendja e saj është stabile. Ta shohim pas analizave dhe trajtimit të mëtutjeshëm se në cilën Klinikë do të vendoset mirëpo gjendja është stabile”, ka thënë Syla për Infokus.

Lajmin e rëndë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat./Gazeta Infokus

Kri*mi në Prizren, përveç vajzës që ka mbetur e vdekur, burri ka the*rur me thi*kë edhe gruan dhe vajzën tjetër

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera