Fokus

Vd*es gruaja e cila ra nga ndërtesa në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 06 May 2025

Një grua ka vdekur pasi ka ranë nga lartësia e një ndërtese në Bresje të Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,

-Advertisement-

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera