Aeroporti i Tiranës drejt transformimit si një ndër më të bukurit e Evropës

Autori: Gazeta inFokus
18:22 | 09 May 2025
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), ku u njoh nga afër me investimet e fundit të realizuara në një kohë rekord prej vetëm tre muajsh.
Transformimet përfshijnë ndërtimin e një fasade të re ikonike, zgjerimin e mëtejshëm të hapësirave të aeroportit, shtimin e kapaciteteve të parkimit dhe përmirësime të tjera të rëndësishme që i japin aeroportit pamje dhe funksionalitet tërësisht të ri.
Gjatë vizitës, Rama përgëzoi Grupin Kastrati dhe ekipin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për realizimin e këtij transformimi. Ai u shoqërua nga presidenti i Grupit Kastrati, Shefqet Kastrati, arkitekti i mirënjohur italian Marco Casamonti, si edhe drejtues të aeroportit, transmeton Klankosova.tv.
Rama vlerësoi investimet e kryera që vijnë në kohën kur aeroporti ka shënuar një nga rritjet më të mëdha në Evropë. Kryeministri theksoi se tani me ndryshimet e ndërmarra, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po kthehet edhe në një nga aeroportet më të bukur dhe të veçantë të Evropës.
“I paparë. Do të jetë më i bukuri në Evropë, por edhe fiton goxha hapësirë terminali,” u shpreh Rama.
Kastrati nga ana tjetër, nënvizoi përkushtimin e kompanisë për të transformuar aeroportin në një qendër rajonale fluturimesh për cilësinë e infrastrukturës dhe shërbimit.
“Këto ndryshime janë pjesë e një strategjie afatgjatë dhe të qëndrueshme për zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Deri më sot kemi investuar mbi 150 milionë euro për të përmirësuar infrastrukturën, për të rritur kapacitetet dhe për të ndërtuar një standard të ri për transportin ajror në Shqipëri. Ky është vetëm fillimi i një transformimi edhe më të madh që kemi planifikuar për vitet në vijim”, Kastrati.
Një nga elementët më të spikatur të projektit të arkitektit Casamonti është fasada e re e aeroportit, e cila i jep një dimension tërësisht të ri dhe krijon një pamje mbresëlënëse, sidomos gjatë natës, e ndriçuar nga dritat dhe projeksionet e posaçme. Arkitekti italian theksoi se fasada është frymëzuar nga motivet tradicionale shqiptare dhe është ndërthurur me arkitekturën bashkëkohore për të krijuar një identitet unik estetik dhe kulturor.
“Tani mungojnë vetëm xhamat e kuq dhe ky shesh do të jetë flamuri i kuq shqiptar me një gjatësi gjysmë kilometri, me granit e mermer, me një shqiponjë që lëviz”, shpjegoi ai.
Fasada mbulon një sipërfaqe prej 40,000 metra katrorë dhe përveç funksionit estetik, luan një rol kyç edhe në përmirësimin e qarkullimit dhe mbrojtjes ndaj kushteve atmosferike.
Po ashtu është ndërtuar një strukturë e re moderne parkimi me 1000 vende shtesë, e lidhur direkt me terminalin e aeroportit, duke e çuar në 3000 totalin e vendeve të parkimit, në një hapësirë prej 28,000 m2. Kjo ndërhyrje është realizuar brenda tre muajve për të përballuar fluksin në rritje të pasagjerëve gjatë sezonit veror.
Transformimet e fundit janë pjesë e një programi të gjerë investimesh, që përfshin zgjerimin e mëtejshëm të zonave të mbërritjes dhe të nisjes, përmirësimin e infrastrukturës digjitale dhe fizike, si edhe nisma të tjera për zhvillim të qëndrueshëm, përfshirë prodhimin e energjisë nga burimet alternative.

Të tjera
-
Kallas: E mbështes dialogun, prioriteti kryesor normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që ...
-
Shefja e diplomacisë së BE-së: Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës të formohen sa më shpejt
Shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas me ardhjen e saj në Kosovë, ka mba...
-
Kosova i përket familjes evropiane, thotë Kallasi
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasa, ka thënë se Kosova i pë...
-
Kallas: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që ...
-
Pranohen edhe katër viktima në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 156 numri i tyre
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit d...
-
Kallas arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla
Kryediplomatja e BE’së, Kaja Kallas, ka arritur në Kosovë. Ajo është pritur n...
-
Limaj ia “grabit” AAK’së Forumin e Intelektualëve, i merr në parti
Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka bërë të ditur se Forumi i...
-
“A po iu ‘vardiset’ Albin Kurti”?, Fatmir Limaj flet për Kurtin e takimin që pati me të
Deputeti Fatmir Limaj ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar me Kurtin...
-
“Ne po dëshmojmë se jemi parti serioze”, Fatmir Limaj jep detaje nga takimi me Kurtin
Deputeti Fatmir Limaj ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar me Kurtin...
-
BE lajmëroi vetëm për takim me krerë të partive, Kryeziu njofton për darkë të Kryeministrit në detyrë me Kallas
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, këtë pasdite pritet të vijë në Ko...
-
Erdogan: Nuk do të kandidoj më për president
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk do të kandidojë pë...
-
Muharremi ngre alarmin: Dallim prej 60 milionë eurosh mes të dhënave të Doganës dhe ASK për importin e energjisë
Analisti dhe eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka ngritur shqetësimin ...