Analistët dhe njohësit e ligjit “gozhdojnë” Kurtin për tentimin e votimit të fshehtë në Kuvend: Rrezik për demokracinë

Autori: Gazeta inFokus
15:56 | 01 May 2025
Tentimi i Lëvizjes Vetëvendosje që gjatë seancës së sotme të Kuvendit të ndryshojë formën e votimit për kryetarin e Kuvendit nga i hapur në të fshehtë, ka nxitur reagime të ashpra brenda dhe jashtë institucioneve, shkruan Gazeta Infokus.
Lëvizja Vetëvendosje është thirrur në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, konkretisht në paragrafin 124, për të mbështetur këtë propozim. Megjithatë, opozita e ka kundërshtuar fuqishëm këtë qasje, duke refuzuar pjesëmarrjen në proces dhe duke e cilësuar si antikushtetuese dhe të papranueshme.
Por kritikat nuk kanë munguar as jashtë Kuvendit. Njohës të ligjit dhe analistë politikë e kanë cilësuar këtë përpjekje si tentativë për të minuar parimet demokratike dhe transparencën.
Avokati Ardian Bajraktari deklaroi se ky është kulmi i mungesës së transparencës që, sipas tij, ka filluar që nga 9 shkurti.
“Mungesës së transparencës që nga 9 shkurti, sot iu tentua t’i vihet kapaku. Ndryshimi i rregullave gjatë procesit është i rrezikshëm. Tentimi për votim të fshehtë cenon rëndë parimin e transparencës së punës së të zgjedhurve të popullit. Ndërsa puna po u ngec, pagat po u ecin,” tha ai.
Analisti Shenoll Muharremi e quajti këtë qasje të VV-së një “rrëshqitje drejt autokracisë”, duke theksuar se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Republikës së Kosovës.
“Kur demokracia nuk na shkon për shtat, kthehemi në errësirë. Transparenca paska afat skadence kur rrezikohet pushteti. Këto nuk janë më manovra politike – janë shenja të qarta të autokracisë. Sa më thellë kriza, aq më i rëndë ndëshkimi për ata që e shkaktuan,” deklaroi Muharremi.
Ndërkaq, drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, vlerësoi se ajo çfarë ndodhi sot në Kuvend ishte një “akrobaci procedurale”, që tregon mungesën e kapaciteteve për dialog politik.
“Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, përpjekja e VV për të bërë akrobacione me mënyrën e votimit për kryetarin e Kuvendit paraqet aktin e fundit të humbjes së besimit dhe vullnetit për dialog. Mënyra e votimit nuk e zgjidh krizën – zgjidhja vjen vetëm përmes marrëveshjes politike. Imponimi nuk sjell zgjidhje, përkundrazi, dëshmon për mungesën e kapacitetit për marrëveshje. E drejta për të propozuar nuk nënkupton automatikisht të drejtën për t’u zgjedhur,” theksoi Peci.
Seanca e sotme e Kuvendit u mbyll pa ndonjë rezultat konkret. Propozimi për të kaluar në votim të fshehtë përmes fletëvotimeve nuk u përkrah nga partitë opozitare, të cilat refuzuan të votojnë edhe për përbërjen e komisionit të votimit.
Reagimi i ashpër i opozitës kundër kësaj forme të votimit
I pari që e kundërshtoi përpjekjen e LVV-së për votim të fshehtë ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili tha se partia e tij nuk lejon që Kuvendi i Kosovës të shndërrohet në cirk për “teke të një partie”.
”Po më vjen keq se për Albin Kurtin më e rëndësishme është Albulena Haxhiu se Kosova… Është e turpshme, e pahijshme, është fyese për qytetarët që e kanë votuar… Ka kuptim votimi i fshehtë kur janë dy kandidatë, por në këtë situatë jo… Edhe këta janë duke e kuptu që janë ka bohen horë”, deklaroi ai.
Ndërsa shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hikmete Bajrami këtë formë të votimit brenda për brenda seancës e quajti të jashtëligjshëm.
“Nëse ju procedoni në këtë mënyrë, natyrisht që kjo lëndë do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese,” ka deklaruar Bajrami gjatë seancës plenare. Sipas saj, vendimi për të kaluar në votim të fshehtë me fletëvotime cenon rregullsinë ligjore të procesit dhe përbën precedent të rrezikshëm”, ka thënë ajo.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca do të vazhdojë të shtunën, më 3 maj, në orën 10:00.
/Gazeta Infokus

Të tjera
-
Abdixhiku pas takimit me Kallas: E informova për krizën politike dhe idenë për një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur ...
-
Aksident tragjik në Bërnicë, 15-vjeçari humb jetën pas një vetaksidenti me biçikletë
Një 15 vjeçar ka humbur jetën të enjten mbrëma si pasojë e një vetaksidenti m...
-
Albulena Haxhiu njofton se nuk tërhiqet: “Deformohet komplet vullneti i popullit”
Anipse ka dështuar plot 19 herë, Abulena Haxhiu tha se nuk do të tërhiqet nga...
-
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin...
-
Pse pra s’e votonit Kadri Veselin asokohe? Haxhiu: PDK nuk kishte nevojë për votat tona, i kishin numrat
Kandidatja (për plot 19 herë e rrëzuar) për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, ...
-
Vrit*et shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasë*sit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku ...
-
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është k...
-
Zyrtari i VV’së akuzoi ndërkombëtarët për nxitje trazirash në veri, Çitaku: Eksponent tipik që sheh armiq kudo
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar as...
-
Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se më 15 maj, Trupi Gjykue...
-
Parashikimi i motit, përkeqësim i motit në fundjave
Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premte në vend. Herë herë kalo...
-
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe
Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mb...
-
SPAK i sekuestron një apartament Erion Veliajt, i shtohet edhe një akuzë
Me kërkese të SPAK dhe vendim të GJKKO-së është sekuestuar një apartament në ...