Fokus

Aksident tragjik në Skenderaj, humb jetën një 65-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 30 April 2025

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Skenderajt, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 65-vjeçare.

Aksidenti ka përfshirë dy vetura, ndërsa përveç viktimës, katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Rastin për Infokus e kanë konfirmuar nga policia e Kosovës.

-Advertisement-

“Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar  në rrugën rajonale  Mitrovicë -Skenderaj  përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në  aksident janë  përfshirë   dy vetura, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident  ka humbur  jetën viktima femër  rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë  pësuar  edhe katër  persona tjerë  të  cilët  janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë.  Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin” ka deklaruar, zëdhënësi i policisë pë rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti./Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera