“Nuk ka ndodh me asnjë qeveri me u sulmu mediat si me qeverinë Kurti”- Alarmojnë Dakaj e Rexha për lirinë mediave

Autori: Gazeta inFokus
21:24 | 03 May 2025
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i ftuar në “Podcast me Shkelzen Dakaj” në Infokus, ka thënë se nuk ka ndodh me asnjë qeveri me u sulmu mediat si me qeverinë Kurti, shkruan Gazeta Infokus.
Ai u shpreh se ka qenë një strategji e mirë menduar që nga fillimi, dhe se mediat kanë mbetur opozita e vetme që mund ti sfidojë për vendimet që ata marri nese qeverisin.
“Ka qenë strategji e mirë e menduar mirë që nga fillimi, edhe për arsyen që besojnë që opozita është e kaq e dobët ose e deligjitimizuar për shkak që qka kanë bërë derisa kanë qenë në pushtet, e që në fakt mediat kanë mbetur opozita e vetme që mund ti sfidojë, e ti vëjë në pikëpytje në mënyren se si vendimet ata i marrin ose ata qeverisin. Dhe sulmi ka qenë drejuar ndaj mediave pra I organizuar për ti dehumanizuar gazetarët për ti bërë ata të pavlefshëm në sy të qytetarëve me emër e mbiemër, me sulme ndaj mediave të caktuar, aktivistëve të shoqërisë civile.”, ka theksuar Rexha.
Po ashtu Rexha shtoi se sulmet ndaj gazetarëve janë kudo sepse e din që japin mendim të lirë ose e kritikojnë qeverinë për të përmirsuar dicka.
“Sulmet nuk janë vetëm kundrejt gazetarëve janë kudo edhe që I mbron gazetarët ose mediat ose e jep një mendim të lirë ose e kritikon qeverinë. Edhe nëse i kritikojnë është për të përmirësuar dicka nëse ka, që në fund të ditës të shërbejë dhe në të mirë të qytetarëve sepse këta e dinë fuqinë e mediave, sepse e kanë përdorur edhe pse ka qenë interes i dyanshëm… e dinë që mediat e kanë detyrën të informojë.”, është shprehur Rexha në “Podcast me Shkelzen Dakaj” në Infokus.
Ndryshe Kosova ka rënë për gjithsej 43 vende gjatë dy vjetëve të fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur tashmë në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
Kjo është rënia më e madhe që Kosova ka pësuar në 15 vjetët e fundit, dhe ajo aktualisht është e renditur më keq se çdo shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Albulena Haxhiu njofton se nuk tërhiqet: “Deformohet komplet vullneti i popullit”
Anipse ka dështuar plot 19 herë, Abulena Haxhiu tha se nuk do të tërhiqet nga...
-
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin...
-
Pse pra s’e votonit Kadri Veselin asokohe? Haxhiu: PDK nuk kishte nevojë për votat tona, i kishin numrat
Kandidatja (për plot 19 herë e rrëzuar) për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, ...
-
Vrit*et shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasë*sit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku ...
-
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është k...
-
Zyrtari i VV’së akuzoi ndërkombëtarët për nxitje trazirash në veri, Çitaku: Eksponent tipik që sheh armiq kudo
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar as...
-
Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se më 15 maj, Trupi Gjykue...
-
Parashikimi i motit, përkeqësim i motit në fundjave
Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premte në vend. Herë herë kalo...
-
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe
Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mb...
-
SPAK i sekuestron një apartament Erion Veliajt, i shtohet edhe një akuzë
Me kërkese të SPAK dhe vendim të GJKKO-së është sekuestuar një apartament në ...
-
BE rishikon masat ndaj Kosovës, Dakaj: Mesazh pozitiv, Kallas i kujtoi palëve se s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ...
-
Përfundojnë punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë
Kanë përfunduar punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë. Këtë e bëri t...