Fokus

I shp*ërtheu vetura në oborrin e spitalit, Osman Hajdari u.d drejtori i QKUK-së, ishte asmablist i LVV-së në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 30 April 2025

Osman Hajdari, ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është përballur sot me një incident të rëndë, pasi vetura e tij shpërtheu në oborrin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga ShSKUK-ja, ndërsa Policia e Kosovës njoftoi se shpërthimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura. Sipas deklaratës zyrtare, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale,” thuhet në përgjigjen e policisë.

-Advertisement-

Edhe nga ShSKUK kanë dhënë detaje për ngjarjen, duke konfirmuar se incidenti ndodhi në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues të institucionit.

“Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Osman Hajdari, i cili aktualisht mban pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së që nga janari 2024, ka qenë më herët asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit.

Gjatë mandatit të Mytaher Haskukës, ai ka shërbyer edhe si drejtor i administratës komunale.


Emërimi i tij në krye të QKUK-së u bë nga drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, më 21 janar 2024, si zgjidhje e përkohshme deri në përzgjedhjen e drejtorit përmes konkursit të rregullt./Gazeta Infokus

Shṗëṛthimi i veturës së U.D drejtorit të QKUK-së, policia jep detaje

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera