Krasniqi:Integrimi evropian nuk arrihet me inat politik, por me diplomaci dhe përgjegjësi

Autori: Gazeta inFokus
16:11 | 09 May 2025
Në Ditën e Evropës, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë, duke e akuzuar për izolimin e Kosovës nga proceset evropiane si pasojë e, sipas saj, “arrogancës dhe mungesës së bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë”.
Në një reagim të publikuar me rastin e 9 Majit, Krasniqi theksoi se ndërsa Evropa feston unitetin dhe bashkëpunimin, Kosova po përballet me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian – të cilat ajo i cilësoi si pasojë direkte e qasjes së gabuar të qeverisë aktuale.”Kosova ka nevojë për lidership që kupton diplomacinë, partneritetin dhe rëndësinë e dialogut për të ecur përpara në rrugën evropiane,” tha Krasniqi.
Ajo shtoi se integrimi evropian nuk mund të arrihet me “inat politik”, por përmes diplomacisë dhe përgjegjësisë institucionale. Krasniqi gjithashtu theksoi se BE-ja nuk është armik i Kosovës, por rruga e zgjedhur drejt zhvillimit dhe stabilitetit afatgjatë.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së janë të tensionuara, dhe vendi ndodhet përballë sfidave serioze në rrugën e integrimit evropian.

Të tjera
-
Punësimi në Kosovë: Muharremi analizon mospërputhjet mes Trustit dhe ATK-së
Analisti Shenoll Muharremi ka analizuar të dhënat e të punësuarve në Kosovë n...
-
Costa në Tiranë: Qëndrueshmëria dhe besimi, parimet për t’u anëtarësuar në BE
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, përgjatë vizitës së tij në Ti...
-
Trump i alarmuar për Gazën: Shumë njerëz po vdesin nga uria, SHBA do të kujdeset për këtë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të premten se situata humani...
-
DW: Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor
Me një vendim të kabinetit, qeveria e re federale në Gjermani ka vendosur të ...
-
Kallas nga Tirana: Presim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka folur shkurt nga Tirana. Nga gazet...
-
Edi Rama i pret liderët e Evropës me atlete të bardha
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i pret liderët e Evropës. Kjo në S...
-
Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
Policia e Kosovës ka raportuar se nje grua është zhdukur në Prishtinë. Vik...
-
Aksionet policore në veri, serbët protestojnë para sallës së sporteve
Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për ri...
-
Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, ishte i dënuar me më shumë se tre vjet burgim
Një 54 vjeçar me inicialet A.I., që ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në ...
-
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami takohet me Richard Grenellin
Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është taku...
-
Rutte në Tiranë, takohet me Ramën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur këtë të enjte në ambientet e K...
-
Bora mbulon Strellcin në mes të pranverës
Ndërkohë që jemi në mesin e muajit maj, reshje bore janë shënuar sot në b...