Në 2022 mburrreshin me raportin për lirinë e medias, kur Kosova ra për 24 vende, zëdhënësi i LVV-së thotë se u bë nga “këta të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
13:40 | 02 May 2025
Qeveria në detyrë në vitin 2022 mburrej me Kosovën dhe renditjen e saj për 17 vende më lartë në indeksin e lirisë së medias të sipas raportit të “Reporterëve pa Kufij”, shkruan Gazeta Infokus.
Njësoj vepronte edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i cili sot pasi pa që Kosova ishte renditur edhe pas Serbisë, në vendin 99-të, apo 24 vende më poshtë se vitin e kaluar ka filluar të mos e pëlqejë edhe aq këtë raport që e paraqet Kosovën në gjendjen më të keqe në 15 vitet e fundit.
Ndryshe nga viti 2022 kur ky raport ishte në rregull sipas pushtetit, në vitin 2025 atë e kanë bërë “këta të Kosovës”.
“Këta që sot po reagojnë “të çuditur” me raportin janë ata që kanë dhënë përgjigje para përpilimit të këtij raporti. Pra, raporti flet për Kosovën sikur kanë folur këta të Kosovës. Duke dashur ta godasin Qeverinë përmes raporteve, në fakt janë duke dalë edhe më joseriozë. Liria, mendimi, liria e mendimit, shprehja, asnjëherë nuk janë ndalur e as s’mund të ndalen. Por, gënjeshtra ka kosto, nëse jo përmes normash, atëherë me humbje kredibiliteti. Dhe për këtë kanë përgjegjësi këta që sot po “çuditen””, shkruan Manxhuka në reagimin e tij të vitit 2025.
Më parë, Manxhuka i besonte këtij raporti duke e shprëndarë e duke u mburrur me arritjen për lirinë e medias që ishte bërë gjatë “pushtetit” të partisë së tij.
“Kosova në rangun më të lartë ndonjëherë në Indeksin e Lirisë së Shtypit. Sivjet Kosova radhitet 17 vende më lart se në vitin 2021”.
E në këtë formë me renditjen e Kosovës mburrej edhe qeveria e udhëhequr nga Kurti.
“Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit për vitin 2022, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij, e rendit Kosovën në vendin e 61-të. Kjo është renditja më e lartë e Kosovës ndonjëherë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit dhe vjen si rezultat i përmirësimit për 17 vende. Qeveria jonë i gëzohet përparimit të lirisë së medieve dhe e konsideron sukses të përbashkë”, thuhej në reagimin e qeverisë me 3 maj të vitit 2022.
Madje aty thuhej se qeveria do të vazhdonte angazhimin për një ambient më të sigurtë e më të përshtatshëm për të gjithë punëtorët medialë.
“Do të vazhdojmë të angazhohemi me përkushtim që mediave dhe punëtorëve medialë t’ju krijojmë ambient sa më të sigurtë dhe të përshtatshëm, në mënyrë që ata të ushtrojnë të lirë dhe të papenguar profesionin e tyre”.
Sot vetëm 3 vite më pas, ironikisht, si duket udhëheqësi i kësaj qeverie në detyrë, Albin Kurti ka ndryshuar terësisht rrjedhë.
Sot ai heshti dhe nuk e komentoi fare raportin me rangimin skandaloz të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Madje të premten, kur Kurti u pyet në terren nga gazetari i T7 për këtë rangim të Kosovës në vendin ë 99-të, ai iku dhe nuk u përgjigj e truproja e tij i largoi me dhunë mikrofonin gazetarit.
Kjo nuk është hera e parë që Kurti ikën në këtë formë nga mediat nuk tregohet aspak transparent duke u ruajtur nga gazetarët përmes truprojave të tij./Gazeta Infokus

Të tjera
-
Albulena Haxhiu njofton se nuk tërhiqet: “Deformohet komplet vullneti i popullit”
Anipse ka dështuar plot 19 herë, Abulena Haxhiu tha se nuk do të tërhiqet nga...
-
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin...
-
Pse pra s’e votonit Kadri Veselin asokohe? Haxhiu: PDK nuk kishte nevojë për votat tona, i kishin numrat
Kandidatja (për plot 19 herë e rrëzuar) për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, ...
-
Vrit*et shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasë*sit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku ...
-
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është k...
-
Zyrtari i VV’së akuzoi ndërkombëtarët për nxitje trazirash në veri, Çitaku: Eksponent tipik që sheh armiq kudo
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar as...
-
Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se më 15 maj, Trupi Gjykue...
-
Parashikimi i motit, përkeqësim i motit në fundjave
Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premte në vend. Herë herë kalo...
-
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe
Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mb...
-
SPAK i sekuestron një apartament Erion Veliajt, i shtohet edhe një akuzë
Me kërkese të SPAK dhe vendim të GJKKO-së është sekuestuar një apartament në ...
-
BE rishikon masat ndaj Kosovës, Dakaj: Mesazh pozitiv, Kallas i kujtoi palëve se s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ...
-
Përfundojnë punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë
Kanë përfunduar punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë. Këtë e bëri t...