Lajme

Prokurori: Pjesa e gjashtë e dosjes përfundimtare flet për masën me burg të përjetshëm

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 13 September 2022

Prokurori Cezary Michalczuk ka thënë se në pjesën e gjashtë të dosjes së tyre përfundimtare diskutohet masa e dënimit të Dhomave të Specializuara, që siç tha ai, arrin maksimumin e dënimit me burgim të përjetshëm.

Për këtë ai ka folur gjatë deklaratës përmbyllëse të ZPS-së në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë.

“Pjesa e gjashtë e dosjes sonë përfundimtare diskuton masën e dënimit, i cili arrin masën e dënimit të Dhomave të Specializuara, masën e dënimit që arrin maksimumin e dënimit, dënimit me burgim të përjetshëm dhe për këtë duhet të marrim parasysh këto çështje, sa të rënda kanë qenë krimet e bëra, përfshirë praninë e tij të drejtpërdrejtë, praninë e faktorëve rëndues të shumtë dhe mungesën e faktorëve lehtësues”, ka thënë prokurori.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera