Prindon Sadriu e Luan Dalipi në raportin e HRW: Deklaratat e tyre rrezikojnë ta krijojnë mjedis armiqësor për gazetarët
Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 12 January 2023
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka publikuar raportin vjetor me rishikimin e të drejtave të njeriut në mbarë globin.
Duke analizuar lirinë e medias në Kosovë, HRW veçon cilësimin që Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani ua kishte bërë mediave, duke i quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Në raport përmendet edhe thirrja e Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti për bojkotim të mediave.
“Në shkurt, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës dhe një zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një postim në Facebook i etiketoi gazetarët dhe mediat në Kosovë si “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Në mars, shefi i kabinetit të kryeministrit, Luan Dualipi, në një postim në Facebook, lidhi mediat e Kosovës me “bizneset kriminale” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë ato”, thuhet në raport.
“Deklarata të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në media dhe të krijojnë një mjedis armiqësor për gazetarët”, thekson raporti i Human Rights Watch.
Në raportin e organizatës së njohur me seli në New York, thuhet po ashtu se në periudhën janar-gusht të vitit 2022 u regjistruan 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimeve ndaj gazetarëve.
“Në periudhën janar-gusht, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Shoqata raportoi se në shumicën e rasteve gazetarët përballen me ngacmime, kërcënime dhe frikësime në platformat e mediave sociale. Sipas shoqatës, hetimet penale ecin ngadalë kur nisin”, thuhet në raport.
Të tjera
-
Konfirmohet arratisja e Enver Sekiraqës, Policia: Nuk e gjetëm në shtëpi, kemi informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se kanë ndërmarrë të gjitha masat...
-
Droni i policisë, gjobit shoferen që bëri tejkalim në vijë të plotë
Policia e Kosovës në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen, e cila ...
-
Kurti nesër pret në takim nënsekretaren e DASh-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të pret në takim, nënsekretaren ...
-
Kurti i pret në zyrë udhëheqësit e koalicionit VLEN, thotë se i përgëzoi për rezultatin zgjedhor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot udhëheqësit e koalicionit V...
-
Zelensky: Rusia po përgatit ofensivë të madhe
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia po përgati...
-
Zyrtarja e lartë amerikane mbërrinë në Ksoovë, pritet nga Ambasadori Hovenier
Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen,...
-
Kurti: Për katër vjet krijuam 87 mijë vende të reja pune, buxhetin e rritëm për 1 miliard
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot teksa ka folur për skemën e re të as...
-
Merr fund gjithçka, Ballkani kampion për herë të tretë
Skuadra nga Suhareka, Ballkani, edhe matematikisht është shpallur kampion i s...
-
Dokumenti që pretendon se Durmishi dëshmoi në policinë serbe, reagon ish-komandanti në UÇK-së
Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka reaguar lidhur me një “dokument”...
-
Jake Sullivan viziton në fundjavë Arabinë Saudite dhe Izraelin Këshill
tari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan udhëton të sht...
-
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija k...
-
Kurti dhe VV bënë fushatë për VLEN, Kryetari i Gjilanit e viziton Kryeministrin nga radhët e BDI-së
Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, bashkë me deput...