Lajme

Pretendimet e Haki Abazit për zhdukjen e mostrave të Deharit, Prokuroria Speciale ende nuk ka vendosur nëse do ta intervistojë Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 03 March 2023

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ditë më parë kishte deklaruar se ekzistojnë video incizimet që dëshmojnë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, për të cilën arsye edhe ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Ai kishte kërkuar që Prokurori i Shtetit ta marrë në pyetje edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj i kontaktuar nga Reporteri.net, të premten, dy javë pas deklaratave të bujshme të deputetit Abazi, ka thënë se kjo prokurori ende nuk e ka intervistuar Kurtin dhe ende nuk kanë vendosur nëse i njëjti do të intervistohet.

-Advertisement-

“Jo, ende nuk kemi vendos”, ishte përgjigjja e Isufajt për Reporteri.net, në pyetjen nëse Kryeministri i vendit, njëherit edhe kryetar i LVV’së, është intervistuar apo do të ftohet për intervistim në lidhje me pretendimet e deputetit Haki Abazi.

Ndryshe, Haki Abazi, me 16 shkurt 2022, në një konferencë të thirrur nga vetë ai në hollin e Kuvendit të Kosovës, para gazetarëve kishte deklaruar se dihet qartë kush është futur te frigoriferi ku ishin mostrat e Astrit Deharit që konsiderohen të zhdukura tashmë.

“Video incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Pytjet e mia që kam shtruar dhe diskutimet që kam berë, kanë sjellur te shkarkimi dhe anatemimi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor, kundrejt borxhit që kemi me sqaru çka ka ndodh me rastin e Astrit Deharit. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat, dhe Kurti të mos e thotë asnjë fjalë për këtë çështje. Nuk mund të rrim të heshtur përballë një procesi të tillë. Instituti i Mjekësisë ligjore është i monitoruar 24 orë, dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera”, ka thënë Abazi në konferencë para gazetarëve.

Disa ditë më vonë, më 21 shkuar 2022 deputeti Abazi ishte paraqitur për intervistim në Prokurori Speciale në lidhje me dyshimet e ngritura nga vetë ai për rastin Dehari.

Abazi gjatë një konference për media kishte kërkuar po ashtu që Prokuroria e Shtetit, për rastin e njëjtë, të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera